top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN PËR POLITIKËN E JASHTME KAJA KALLAS: SHMANGNI PËRSHKALLËZIMIN QË KËRCËNON EVROPËN; JO MBYLLJES SË NGUSHTICËS SË HORMUZIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 1
  • 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Ngjarjet që po zhvillohen në Iran nuk duhet të çojnë në një përshkallëzim që mund të kërcënojë Lindjen e Mesme, Evropën dhe më gjerë, me pasoja të paparashikueshme, përfshirë ato ekonomike.


Është e nevojshme të shmanget ndërprerja e rrugëve ujore kryesore, siç është Ngushtica e Hormuzit.


Bashkimi Evropian përsërit solidaritetin e tij me popullin iranian dhe mbështet fuqimisht aspiratat e tij themelore për një të ardhme ku të drejtat universale të njeriut dhe liritë themelore respektohen plotësisht”.


Kështu tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimin Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, në emër të 27 vendeve të Bashkimit Evropian.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page