POLONI | PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN PËR POLITIKËN E JASHTME KAJA KALLAS: PAKETA E 20-të E SANKSIONEVE KUNDËR RUSISË DO TË MIRATOHET TË HËNËN; MOSKA NUK DO PAQE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 10 hours ago
- 1 min read

Varshavë, Poloni | “Bisedimet në Gjenevë kanë treguar edhe një herë se Moska nuk po devijon nga kërkesat e saj maksimaliste.
Rusia po zvarritet, në vend që të ecë drejt paqes.
Bashkimi Evropian po ecën drejt paketës së njëzetë të sanksioneve. Ne synojmë ta miratojmë këtë paketë të hënën.
Sanksionet tona tashmë kanë hyrë në fuqi dhe masat e reja do ta kufizojnë më tej aftësinë e Moskës për të financuar luftën.
Moska nuk është e pamposhtur”.
Kështu tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, në konferencën për shtyp - pas takimit “E5” në Poloni.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments