top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PUTINI I FOLI KOMBIT | U PËRPOQ TË PËRÇANTE ALEANCËN EURO-AMERIKANE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 14, 2023
  • 2 min read

Moskë, Federata Ruse | Presidenti Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij të zakonshëm të fundvitit për kombin, në një konferencë shtypi me gazetarët që vijnë - siç tha zëdhënësi Peskov - si nga vendet mike ashtu edhe ato armiqësore. Për një vend si Rusia, mbijetesa pa sovranitet nuk është e mundur. Rusët e kuptojnë shumë mirë se pa sovranitet nuk është e mundur të jetohet”, shtoi ai, duke numëruar të gjitha implikimet e konceptit, nga sovraniteti teknologjik tek ai ekonomik. Ai theksoi se shkalla e papunësisë në Rusi ka rënë në 2.9% dhe se ekonomia po rritet.

Më pas ai foli për Ukrainën: Paqja do të vijë kur t’i kemi arritur objektivat tona, dhe u rikthye të fliste për denazifikimin e vendit, duke thënë se është një çështje aktuale, dhe duke konfirmuar se objektivat nuk ndryshojnë. Ai gjithashtu deklaroi se aktualisht nuk ka nevojë për një mobilizim të ri në Rusi dhe se nëse Ukraina nuk dëshiron të bjerë dakord për çmilitarizimin e vendit, Rusia do të përdorë masa të tjera. Ai tha se ushtarët rusë luftojnë shumë mirë, dhe se afërsisht gjysmë milioni vullnetarë pritet të rekrutohen në forcat e armatosura deri në fund të vitit. Më pas shtoi se: “Ukraina po merr shumë armë, por ato së shpejti do të mbarojnë. Gjithçka që vendet perëndimore premtuan t'i japin Kievit, ata dërguan dhe akoma më shumë. Megjithatë, ushtria ruse vazhdon të shkatërrojë me sukses këto armë. U fol edhe për sanksione: “Vendi ka një kufi të mjaftueshëm sigurie falë konsolidimit të fortë të shoqërisë ruse, stabilitetit të sistemit financiar dhe ekonomik të vendit, dhe rritjes së aftësive ushtarake. Treguesi më i rëndësishëm është rritja ekonomike. Rritja e PBB-së pritet të jetë 3.5% këtë vit, dhe është një tregues i mirë, do të thotë se jemi rikuperuar nga rënia e vitit të kaluar. Dhe ne kemi bërë një hap relativisht serioz përpara. Në lidhje me marrëdhëniet me Perëndimin, ai tha: “Nuk jemi ne që i kemi prishur marrëdhëniet me BE-në, por ata. Kishte një grusht shteti në vitin 2014 në Kiev, në të cilin, amerikanët pretenduan se kishin shpenzuar pesë miliardë dollarë. Prirja për t'u afruar me kufijtë tanë janë arsyet e kësaj tragjedie. Evropa hesht përballë kësaj, ne jemi pro marrëdhënieve me Evropën, por, ata nuk bëjnë asgjë, dhe heshtin përballë Shteteve të Bashkuara. Ai deklaroi se Rusia është e gatshme të rindërtojë marrëdhëniet me SHBA-në, sepse do të ishte e rëndësishme dhe e nevojshme. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page