top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PUNONJËSIT E KRYQIT TË KUQ IBRAHIM EID DHE AHMAD ABU HILAL U VRANË NGA BOMBARDIMET IZRAELITE NË GAZË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 25
  • 1 min read
ree

Gazë | Bastisjet dhe bombardimet izraelite vazhdojnë pa pushim, duke e goditur rëndë Rripin e Gazës, me një numër prej dhjetëra viktimash, përfshirë dy anëtarë të stafit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të vrarë dje në një sulm ndaj shtëpisë së tyre në Kan Junis (Khan Yunis), ku humbën jetën edhe 9 fëmijët e pediatres Alaa Najjar.

 

Jemi të shkatërruar nga vdekja e dy kolegëve të dashur, Ibrahim Eid dhe Ahmad Abu Hilal.


Sot, edhe një herë, përsërisim apelin tonë urgjent për respekt dhe mbrojtje të civilëve në Gaza”, shprehet në zi Kryqi i Kuq.

 

Një përshkallëzim që, sipas gazetës Jerusalem Post, po shqetëson SHBA-në, e cila, i ka kërkuar Izraelit të shtyjë pushtimin në shkallë të gjerë të Gazës për të lehtësuar përpjekjet për të negociuar lirimin e pengjeve.

 

Megjithatë, zyrtarët izraelitë e kanë bërë të qartë se sapo të fillojë operacioni tokësor në shkallë të plotë, Izraeli nuk do të tërhiqet nga zonat ku ka hyrë, madje as në bazë të një marrëveshjeje të mundshme.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page