OKB: NDIHMA MASIVE PËR GAZËN OSE BRENDA 48 ORËVE DO TË VDESIN EDHE 14000 FËMIJË TË TJERË; KAMIONËT E AUTORIZUAR NGA IZRAELI NUK JANË ASGJË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 20
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | “Një rrjedhë masive ndihmash humanitare në Rripin e Gazës është urgjentisht e nevojshme, përndryshe 14000 foshnje të tjera palestineze mund të vdesin në 48 orët e ardhshme”.
Diplomati britanik Tom Fleçër (Fletcher), zv/sekretar i përgjithshëm i OKB-së dhe koordinator i misioneve të ndihmës emergjente në mbarë botën, i tha sot transmetuesit televiziv britanik “BBC”, pasi dje u dha dritë jeshile nga Izraeli për të lejuar më pak se 10 kamionë me ndihma në vend - në fund të 11 javëve të një bllokade të re totale - një pikë uji në oqean.
“Dua që këto 14000 foshnje të shpëtohen sa më shumë që të jetë e mundur, kemi 48 orë kohë”, tha z. Fleçër (Fletcher).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments