top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PSE POLICIA BRITANIKE DUHET TË FOKUSOHET TEK VIKTIMAT?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 6, 2024
  • 3 min read
ree

Nga gazeta Ekonomisti (The Ekonomist).

{Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se 5% e njerëzve (në Britani dhe Amerikë) përjetojnë 60% të të gjitha krimeve në të cilat ka viktima.}

Londër, Britani e Madhe | Për shumicën e britanikëve që shqetësohen për krimin, dy fakte duhet të ofrojnë njëfarë sigurie.

Së pari, ai ka rënë gjatë tre dekadave të fundit. Anketa e fundit e Krimit për Anglinë dhe Uellsin tregon se shumica e krimeve, duke përfshirë ato të dhunshme dhe vjedhjet, vazhdojnë të bien nga një kulm në mesin e viteve 1990.

Së dyti, një numër relativisht i vogël njerëzish ka gjasa në mënyrë disproporcionale të jenë viktima.

Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se 5% e njerëzve (në Britani dhe Amerikë) përjetojnë 60% të të gjitha krimeve në të cilat ka viktima.

Nëse kjo do të thotë se shumica e britanikëve kanë më pak gjasa të përjetojnë krimin, sesa mund të nxjerrin nga titujt e mediave, kjo do të thotë gjithashtu se jeta është shumë më e zymtë dhe më e rrezikshme, për një numër më të vogël njerëzish, sesa shumica e tyre mendojnë.

Ndonjëherë, viktimizimi i përsëritur ndodh sepse objektivi është personalisht i prekshëm: një grua që jeton me një burrë të dhunshëm, të themi.

Në raste të tjera, për shkak se një krim kërkon një përsëritje: për shembull, një episod vjedhjeje në dyqan, në të cilin, një hajdut tregon se arkëtari nuk ka një pamje të qartë të daljes, për shembull.

Shpesh, janë të dyja. Autorët e sjelljeve antisociale, të cilat nuk janë krim, por padyshim që kanë viktima, gjithashtu shpesh zgjedhin të njëjtët njerëz.

Ashtu si me krimin në përgjithësi, viktimizimi i përsëritur tenton të përqendrohet aty ku ka varfëri.

Zonat me krim të lartë janë të larta kryesisht për shkak të numrit të viktimave të përsëritura”, thotë z. Ken Pease, një profesor vizitor i kriminologjisë, në University College London.

Anketa e Krimit nuk përmban zona ku më shumë se gjysma e banorëve janë viktimizuar, thotë ai, por, ka zona në të cilat, viktimat e krimit vuajnë shumëfish.

Ndërsa krimi bie, duket se viktimat e përsëritura përbëjnë një përqindje në rritje të tij.

Përqendrimi te viktimat e përsëritura për të parandaluar shkeljen e ligjit është “frut i ulët”, thotë profesor Pis (Pease).

Megjithatë, vitet e fundit ajo është zhdukur kryesisht si një fokus i politikëbërjes së policisë.

Kjo do të thotë se të dhënat mbi të cilat varet një policim i tillë shpesh mungojnë. Mbledhja e shumë informacioneve të detajuara për të dyshuarit është puna thelbësore e policisë; Bërja e shënimeve të kujdesshme për viktimat, përtej asaj që nevojitet për të ngritur një ndjekje penale, nuk është kështu.

Policia Metropolitane beson se mënyra më e mirë për të ndihmuar viktimat e përsëritura është të shikosh dëmin e shkaktuar atyre (në vend që thjesht të numërosh numrin e krimeve që kanë pësuar).

Ajo përdor një “indeks dëmi” për të strehuar 100 shkelësit në Londër që paraqesin rrezikun më të madh për gratë dhe vajzat.

Zhvilluar nga Instituti i Kriminologjisë i Universitetit të Kembrixhit, ai mat se sa dëm u shkaktohet viktimave duke pasqyruar dënimet që mbartin krime të ndryshme.

Puna me agjenci të tjera është jetike në përpjekje të tilla, thotë profesor Lorens (Lawrence) Sherman, zyrtari kryesor shkencor i Policisë Metropolitane (i cili, ndihmoi në hartimin e indeksit të dëmit).

Ai përmend rastin e një gruaje, e cila, nuk ishte njohur me policinë para se të akuzohej për tentativë për vrasje të bashkëshortit të saj.

Analiza e të dhënave të Policisë Metropolitane zbuloi se gruaja (shkelësja penale) ishte pranuar në aksident dhe në urgjencë 19 herë në vitin para krimit të saj.

Një fëmijë ishte pranuar dy herë.

Nëse të dhënat janë jetike për këtë lloj parandalimi të krimit, policimi i arsyeshëm është po aq i rëndësishëm, thotë profesor Pis (Pease).

Kjo përfshin patrullimet e synuara, kur oficerët kalojnë pranë ndërtesave që janë grabitur vazhdimisht. Por kjo kërkon oficerë policie në komunitet dhe me përvojë. Që nga masat shtrënguese, të dyja (këto elemente) kanë qenë në mungesë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page