top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PSE MICROSOFT-i ËSHTË NËN HETIM NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 28, 2024
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Aktivitetet e Microsoft -it në lidhje me kompjuterin cloud, licencimin e softuerit dhe inteligjencën artificiale janë vënë nën shqyrtimin e Komisionit Federal të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara (FTC), i cili, po vlerëson abuzimet e mundshme të tregut të kryera në këta sektorë nga gjigandi i Redmond.

 

Siç thekson agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters), në qendër të hetimit do të ishin politikat e licencimit të Microsoft-it, të cilat, sipas tezës së presidentes së komisionit Lina Khan do të kufizonin lirinë e klientëve për të transferuar të dhëna nga shërbimi cloud Azure në platformat konkurruese.

 

FTC po shqyrton gjithashtu praktikat që lidhen me produktet e sigurisë kibernetike dhe integrimin e mjeteve të inteligjencës artificiale në aplikacione të tilla si Office dhe Outlook.

 

Besimi midis disa prej konkurrentëve të Microsoft-it, përfshirë kompanitë e përfaqësuara nga grupi lobues NetChoice, është se kompania e udhëhequr nga Satya Nadella ka zbatuar politika që synojnë mbylljen e klientëve në shërbimet e saj cloud.

 

Akuza të ngjashme erdhën në Google nga Komisioni Evropian, i cili, gjithashtu theksoi tarifat shtesë dhe vonesat në përditësimet e sigurisë për ata që përdorin Windows Server në platformat rivale të cloud.

 

Sipas asaj që raporton agjencia britanike e shtypit, FTC ka kërkuar tashmë një seri informacionesh të detajuara nga Microsoft, gjithashtu të dobishme për të njohur në thellësi funksionimin e marrëveshjeve që kompania ka nënshkruar me kalimin e kohës me startup-et e inteligjencës artificiale, si Inflection AI.

 

Kështu, kompania e themeluar nga Bill Geits (Gates) e gjen veten përballë një vështirësie që deri më tani nuk e kishte prekur aq shumë sa kompanitë e tjera të mëdha globale të teknologjisë si Meta, Apple, Amazon dhe Alphabet.

 

Me kusht që fitorja e z. Danlld Tramp (Donald Trump) të mos ngatërrojë të gjitha kartat në tryezë: emërimi i presidentit të ri të Komisionit Federal të Tregtisë që manjati synon të bëjë mund të ndryshojë në fakt qasjen ndaj politikave të korporatave të gjigantëve të ndryshëm, sidomos atyre me yje dhe vija.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page