top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUTOMJETET E DREJTUARA NGA EDMOND TEROVA DHE KLEVIS JAUPAJ U PËRFSHINË NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS | 2 TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 21
  • 1 min read
ree

Librazhd, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau sot në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku dy automjete u përplasën mes tyre.

 

Aksidenti ngjau në fshatin Dragostunjë.

 

Dy veta mbetën të plagosur.

 

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se automjeti tip “Hundai” me targë AB 442 PG me drejtues z. Edmond Terova u përplas me automjetin me targë AA 710 BV me drejtues z. Klevis Jaupaj.

 

Drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer që ndodhej në automjetin me targë AB 442 PG mbetën të plagosur.

 

Ata u transportuan në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

1 Comment

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
Anxhela
Feb 23

Babai im dhe vëllai im i vogël ishin të përfshirë në këtë aksident. Ju lutem, nëse dikush ishte atje, të më kontaktojë, sepse ekziston mundësia e shtrembërimit të fakteve! Ju lutem, shpërndajeni!

Like
bottom of page