top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MARK ZAKËRBERGU (ZUCKERBERG) DORËZOI 1 MILION DOLLARË (790000 £) NË FONDIN E BETIMIT TË DANLLD TRAMPIT (DONALD TRUMP) VETËM DISA MUAJ PASI PRESIDENTI I ZGJEDHUR E KËRCËNOI ME BURGIM TË PËRJETSHËM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 13, 2024
  • 3 min read

Uashington, Amerikë | Facebook-u i Mark Zuckerberg pezulloi llogarinë e Donald Trump për dy vjet pas trazirave të 6 janarit.

 

Z. Mark Zakërberg (Zuckerberg) ka dorëzuar 1 milion dollarë (790000 £) në fondin e inaugurimit të z. Danlld Tramp (Donald Trump), vetëm disa muaj pasi presidenti i zgjedhur e kërcënoi atë me burgim të përjetshëm.

 

Themeluesi miliarderi i Facebook-ut e bëri dhurimin përpara një darke private me z. Tramp në klubin e tij Mar-A-Lago muajin e kaluar në një shenjë të shkrirjes së marrëdhënieve mes dyshit.

 

Facebook pezulloi llogarinë e z. Trump për dy vjet në vitin 2021, pas trazirave të 6 janarit në Capitol Hill.

 

Z. Tramp ka sugjeruar në mënyrë të përsëritur se ai mund të burgoste shefin ekzekutiv të kompanisë “Meta” nëse perandoria e tij e mediave sociale do të ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve.

 

Duke shkruar në librin e tij Save America, z. Tramp tha: “Ne po e vëzhgojmë atë nga afër dhe nëse ai bën ndonjë gjë të paligjshme këtë herë, ai do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg”.

 

Megjithatë, pas takimit Mar-A-Lago, z. Stefn Millër (Stephen Miller), një këshilltar i z. Tramp, tha se z. Zakërberg kishte qenë shumë i qartë në lidhje me dëshirën e tij për të qenë një mbështetës i ... kësaj lëvizjeje reformuese që z. Tramp po udhëheq.

 

Dhurimi i z. Zakërberg, i cili u raportua për herë të parë nga Wall Street Journal, sugjeron një përpjekje për të lehtësuar tensionet me administratën e ardhshëme.

 

Z. Zakërberg u ka dhënë më parë fonde kandidatëve për Senatin dhe Kongresin e SHBA-së, megjithëse ai refuzoi të mbështeste një kandidat presidencial në zgjedhjet e 2024-ës.

 

Themeluesi i Facebook gjithashtu i dha z. Tramp një palë syze inteligjente Meta Ray-Ban në takimin e tyre privat dhe i demonstroi presidentit të zgjedhur teknologjinë e inteligjencës artificiale të kompanisë.

 

Z. Zakërberg nuk ka dhuruar as për fondin e inaugurimit të z. Tramp në vitin 2017, as për z. Xhëu Baidn (Joe Biden) katër vjet më vonë.

 

Donacionet ndihmojnë në pagesën për ceremoninë e betimit të presidentit dhe festimet përreth, dhe shpesh shpërblehen me qasje private te presidenti dhe aleatët e tij.

 

Fondi i Trump për inaugurimin e tij në janar 2017 mblodhi 53 milionë dollarë nga miliarderët, duke përfshirë Henry Kravis, nga baronët e blerjes KKR, dhe Howard Lutnick, i Cantor Fitzgerald, i cili është gjithashtu i zgjedhuri i z. Tramp për sekretarin e tregtisë.

 

Ndërsa z. Zakërberg ndezi pezullimin e z. Trump nga Facebook, ai që atëherë ka ngritur shqetësime për censurimin e mediave sociale virtuale dhe ndërhyrjet e tepruara nga Shtëpia e Bardhë e z. Baidn (Biden) gjatë pandemisë Covid.

 

Ai gjithashtu lavdëroi z. Tramp pas atentatit në Pensilvani në muajin korrik.

 

Dhurimi vjen pasi z. Tramp siguroi një fluks mbështetjesh nga miliarderët e Silicon Valley, me z. Illn Mask (Elon Musk) që i dhuroi 277 milionë dollarë presidentit të zgjedhur dhe kandidatëve të tjerë republikanë.

 

Z. Mask, i cili drejton rivalin e Facebook-ut, të quajtur Iks (X), është shfaqur si një mbështetës i zëshëm i z. Tramp dhe po këshillon për një program të madh të uljes së kostove për të zvogëluar madhësinë e qeverisë federale.

 

Sir Nick Clegg, kreu i çështjeve globale të kopmanisë Meta dhe një toger kyç i z. Zakërberg tha javën e kaluar se miliarderi shpresonte të luante një rol aktiv në vendimet e Shtëpisë së Bardhë mbi politikën e teknologjisë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page