PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR PO HETON PASURITË MATERIALE DHE JO-MATERIALE TË ZV/KRYEMINISTRES DHE MINISTRES SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË BELINDA BALLUKU.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 18
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po heton të gjitha shoqëritë që kanë fituar tendera të ndërtimit rrugëve, të cilat, dyshohen se janë paracaktuar nga Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Po hetohen pasuritë materiale dhe jo-materiale të:
1- Zv/Kryeministres Balluku dhe të subjekteve të tjerë të lidhur me të.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar leje në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për arrestimin e saj.
Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve pritet të mblidhet për shqyrtimin e kërkesës proceduriale penale në datën 23.02.2026.
Prokurorët e Posaçëm kanë sekuestruar dokumente në të gjitha shoqëritë tregtare dhe po verifikojnë të gjithë tenderat, librat e shitblerjeve apo dokumenta të tjera që lidhen me veprimtarinë e tyre tregtare.
Po hetohen shoqëritë tregtare:
1- “Nova Construction”, e z. Ilir Shfufi.
2- “Gjoka” e z. Rrok Gjoka.
3- “Alko Impex” e z. Arbër Abazi (nipi i ish-deputetit të subjektit politik pushtet-mbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë, Sadri Abazi).
4- “Salillari” e z. Pëllumb Salillari.
5- “Geci” e z. Ramë Geci.
6- “Gener 2”, e z. Bashkim Ulaj.
7- Etj, …
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments