top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI RRJOLL; VELIPOJË | BANORËT NË PROTESTË; AKUZOJNË SE OLIGARKU GJAKPIRËS E KA MARRË LEJEN E NDËRTIMIT NË TOKAT E TYRE NË KUNDËRSHTIM ME LIGJET (FALSIFIKIM) DHE ME FIRMËN E BELINDA BALLUKUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 13 hours ago
  • 1 min read
Pamje fotografike amatore nga vendi i ngjarjes
Pamje fotografike amatore nga vendi i ngjarjes

Fshati Rrjoll, Velipojë, Shkodër, Shqipëri | Një grup banorësh protestuan edhe sot në lidhje me projektin për ndërtimin e një resorti luksoz në zonë, për të cilin, deklarojnë se është dhënë leje ndërtimi në shkelje të legjislacionit në fuqi.

 

Për zaptimin e pronave janë falsifikuar dokumentet. Leja e ndërtimit të resortit u firmos nga Belinda Balluku. Hipoteka e Shkodrës të merret në hetim”, denoncuan banorët.


Gjatë protestës pati përplasje mes banorëve dhe strukturave vendore të Policisë së Shtetit.


Nga kjo përplasje një protestues humbi vetëdijen.


Mbi gjashtëdhjetë (60) familje kërkojnë ndaljen e punimeve të ndërtimit.


Tubim proteste pati edhe dje; ku nuk munguan akuzat dhe tensionet mes palëve; banorët shprehen se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre të ligjshme.


Jemi në pritje të ambulancës prej 15 minutash. Tokat tona u zaptuan, kemi certifikata pronësie. Firma po punon edhe pse jemi ende në gjyq. Nuk e ndalojmë protestën, duam të drejtën tonë”, thanë banorët.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page