top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKURORIA: ARREST SHTËPIE PËR ERVIN MUÇËN | AKUZOHET SE KA EKSPORTUAR TË DHËNAT E SISTEMIT TIMS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 9, 2024
  • 3 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka kërkuar që ndaj z. Ervin Muça, me detyrë drejtor i IT-së në Policinë e Shtetit, të shqiptohet masa e sigurimit personal “arrest shtëpie” + një tjetër masë e parashikuar nga legjislacioni procedurial penal.

 

Ai akuzohet se ka eksportuar të dhënat e sisitemit TIMS.

 

Njoftim | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237, 242 të Kodit të Procedurës Penale për shtetasin Ervin Muça, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 192/b/2 i Kodit Penal “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka referuar materialin procedural regjistruar me nr. 9866, datë 01.09.2023 për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, si dhe “Hyrja e Paautorizuar Kompjuterike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 192/b të Kodit Penal.

 

Po kështu, me shkresën nr. 2482 prot, datë 08.08.2023 Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka përcjellë material hetimor, protokolluar me nr. 10898, datë 08.08.2023, për vlerësim dhe është regjistruar procedimi penal nr. 5404, datë 01.09.2023.


Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page