PRODHUESI MË I MADH I PREZERVATIVËVE NË BOTË “KAREX” THA SE DO TË RRISË ÇMIMET DERI NË 30% OSE MË SHUMË NËSE LUFTA NË IRAN VAZHDON TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME LËNDË TË PARA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 17 minutes ago
- 2 min read
Kuala Lumpur, Malajzi | Kreu i “Karex”-it, prodhuesit më të madh të prezervativëve në botë, thotë se do të rrisë çmimet deri në 30% ose më shumë nëse lufta në Iran vazhdon të ndërpresë furnizimin me lëndë të para të përdorura në produktet e saj.
Drejtori ekzekutiv i “Karex”-it, Goh Miat (Myat), u tha mediave se kostot e prodhimit janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i konfliktit.
Kompania me seli në Malajzi prodhon më shumë se pesë miliardë prezervativë çdo vit dhe furnizon markat kryesore globale si “Durex” dhe “Trojan”, si dhe sisteme shëndetësore shtetërore si NHS e Mbretërisë së Bashkuar.
Ai i bëri këto komente në intervistë me agejncinë kanadeze të lajmeve Rojtërs (Reuters) dhe me atë amerikane “Bloomberg”.
Furnizimet botërore me naftë janë ndërprerë nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit.
Kjo në fakt e ka mbyllur rrugën ujore, duke shkaktuar ndërprerje masive në zinxhirët globalë të furnizimit.
Rreth një e pesta e naftës bruto dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) në botë - si dhe petrokimikateve të tjera - zakonisht kalojnë nëpër Ngushticëne Hormuzit.
“Karex”-i mbështetet në materiale të nxjerra nga nafta, duke përfshirë amoniakun - i cili, përdoret për të ruajtur lateksin - dhe lubrifikantët me bazë silikoni.
“Kërkesa për prezervativë është rritur me rreth 30% këtë vit, me kosto më të larta transporti dhe vonesa në dërgesa që përkeqësojnë mungesat.
Në kohë të vështira, nevoja për prezervativë është edhe më e madhe sepse nuk je i sigurt për të ardhmen tënde, nëse do të kesh ende një punë vitin tjetër.
Nëse ke një fëmijë tani, do të kesh një gojë tjetër për të ushqyer”, tha ai.
Rritja e çmimeve të prezervativëve nxjerr në pah se si lufta ShBA-Izrael me Iranin, e cila, tashmë ka tronditur tregjet globale të energjisë, po rrit çmimet e mallrave të tjera të konsumit.
Kriza ka kontribuar në rritjen e çmimeve të biletave të avionit, me biletat më të lira të klasit ekonomik që kushtojnë mesatarisht 24% më shumë se një vit më parë, sipas një studimi të ri.
Ndërkohë, ndërprerja e dërgesave përmes Gjirit ka çuar në çmime më të larta të plehrave dhe mungesë të heliumit, i cili, përdoret për të bërë çipe kompjuterike.
Industria e ujit në shishe është gjithashtu nën presion, ndërsa prodhuesit përpiqen të sigurojnë lëndë të para.
Më herët këtë muaj, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se çmimet e sheqerit, produkteve të qumështit dhe frutave do të rriteshin për shkak të rritjes së kostove të transportit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments