ITALI | NË FSHATRAT OLIMPIKE PO MBAROJNË PREZERVATIVËT; DHJETË MIJË U PËRDORËN NGA 2800 ATLETË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 14
- 1 min read

Milano, Itali | Prezervativët falas që u ofroheshin atletëve në “Milan-Cortina” mbaruan brenda pak ditësh.
“Dhjetë mijë u përdorën nga 2800 atletë. Siç thonë ata, zgjedhja është e juaja”.
Kështu tha zëdhënësi i IOC-së, Mark Adams, në një konferencë për shtyp, Ditën e Shën Valentinit.
Ai u përgjigj raportimeve të shtypit se furnizimet tashmë po mbaronin në gjysmë të Lojërave Olimpike.
“E di që shumë njerëz i përdorin ose ua japin miqve jashtë Lojërave Olimpike”, tha znjsh. Mialitiana Klerk (Clerc) - skiatore alpine 24-vjeçare nga Malagasi, e cila, mori pjesë në konferencën për shtyp si përfituese e një burse të IOC-së.
Ajo tha se edhe në Pekin, prezervativët falas vlerësoheshin shumë.
“Kishte shumë kuti në hyrje të çdo ndërtese ku qëndronim; dhe çdo ditë ato ishin bosh”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





























Comments