top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRISHTINË | BESNIK ISLAMI U ARRESTUA; “DEKLARIM I RREMË NËN BETIM”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Prishtinë, Republika e Koosvës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Besnik Islami.

 

Ai konsiderohet subjekt që kreu dëshmi të rreme gjatë deklarimeve përpara autoriteteve të hetimit penal; shkelje penale e parashikuar si:

1- Deklarim i rremë nën betim”.


Në muajin qershor të vitit 2025 ai kishte denoncuar se zyrtarë të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës i kishin kërkuar ryshfet për bartjen e aksioneve që ai pretendonte se i kishte blerë nga bashkëaksionarët.


Gjatë kryerjes së hetimeve penale paraprake rezultoi se ai kishte mashtruar autoritetet; se deklarimet e tij ishin të rreme.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page