PRISHTINË | SHEMSI KRASNIQI (I NJOHUR SI SHEMI) U GJET I VDEKUR; AI ISHTE PJESËTAR I BANDËS MUZIKORE “ILIRËT” E CILA INTERPRETOI KËNGËN SUPER HIT “XHAMADANI VIJA-VIJA”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Shemsi Krasniqi (i njohur si Shemi) u gjet i vdekur.
Ai ishte pjesëtar i bandës muzikore “Ilirët”, e cila, interpretoi këngën super hit “Xhamadani vija-vija”.
Në lidhje me rastin, po kryen veprimet e parashikuara në legjislacionin e Republikës së Kosovës, në funksion të zbulimit dhe të dokumentimit shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.
Agjencia Telegrafike Vox (Voks) shpreh ngushëllimet më të ndjera për vdekjen e tij; qoftë i Parajsës.
Njoftim | Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Me të marrë njoftimin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.
Në koordinim me prokurorin e shtetit, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, u tha shkurtimisht në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments