PRESIDENTJA MEKSIKANE KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: JEMI KUNDËR NDËRHYRJES SË SHBA-ës NË VENEZUELË; KUSHTETUTA JONË E THOTË KËTË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Meksiko Siti, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | “Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ndërhyjnë në Venezuelë”.
Ky është qëndrimi i qeverisë meksikane pasi Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) autorizoi operacionet e CIA-s në vendin e Amerikës së Jugut.
Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum e deklaroi këtë, duke theksuar se kjo nuk është vetëm një bindje personale, por se Kushtetuta meksikane thekson respektin për vetëvendosjen e popujve dhe ndalon ndërhyrjet dhe pushtimet.
Në muajin gusht, Presidentja Sheinbaum kritikoi vendosjen e anijeve amerikane në Karaibe për të luftuar trafikun e drogës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments