PRESIDENTJA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË MEKSIKS KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM I BËRI THIRRJE OKB-së TË MARRI MASA PËR SITUATËN NË VENEZUELË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Meksiko Siti, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja meksikane Klaudia (Claudia) Sheinbaum përsëriti qëndrimin e Meksikës për mosndërhyrje dhe vetëvendosje të popujve, duke hedhur poshtë çdo opsion ushtarak në Venezuelë, pavarësisht nga pikëpamjet e saj për diktatorin çavisto-komunist Nikolas Maduro.
Ajo bëri thirrje për dialog dhe i bëri një apel të drejtpërdrejtë Kombeve të Bashkuara që të marrin përgjegjësinë për parandalimin e dhunës.
“OKB duhet të marrë përsipër rolin e saj në këtë konflikt. Ka munguar dukshëm”, tha Presidentja Sheinbaum.
Ky qëndrim vjen në përgjigje të njoftimit të ashpër të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), i cili, urdhëroi një bllokadë totale detare kundër naftës venezueliane dhe e shpalli qeverinë e Karakasit organizatë terroriste.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments