MBRETËRIA E BELGJIKËS | PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): NESËR EDHE 3.3 MILIARDË € NDIHMË USHTARAKE PËR UKRAINËN.

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Sapo fola në telefon me presidentin Zelenski.
Rusia po e sulmon pa pushim Kievin.
Ne qëndrojmë pranë tyre.
Nesër, ne do t'i sigurojmë Ukrainës edhe 3.3 miliardë euro për blerjen e raketave dhe dronëve.
Javën e kaluar, ne miratuam financimin e Bashkimit Evropian për sistemet ‘Patriot’ përmes kredisë sonë për të mbështetur Ukrainën.
Por është e qartë se duhet bërë më shumë.
Kjo është arsyeja pse unë njoftova se ishim gati të përdornim fondet e mbetura nga programi ‘Safe’ për të nisur një program të ri të dedikuar për projekte të përbashkëta mbrojtëse midis Bashkimit Evropian dhe Ukrainës”.
Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments