PRESIDENTJA E KOMISIONIT TË BASHKIMIT EUROPIAN URSULA VON DER LEYEN: NE NUK DO TË LEJOJMË QË UKRAINA TË MBETET NË ERRËSIRË | PLANI MBËSHTETËS PËR LIDHJEN E UKRAINËS ME RRJETIN ELEKTRIK TË BE-së.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 20, 2024
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Rusia ka bërë një përpjekje të turpshme për ta bërë dimrin ukrainas të kalojë në errësirë. Unë jam këtu për t'u thënë ukrainasve se Bashkimi Europian do t'ju ndihmojë në sfidën e energjisë, për të mbajtur dritat ndezur, për të mbajtur ngrohtë popullatën, për të ndihmuar ekonominë tuaj të rritet”, tha presidentja e Komisionit të Bashkimit Europian Ursula von der Leyen në një konferencë shtypi nga Kievi.
Presidentja Von der Leyen njoftoi një plan të Bashkimit Europian për mbështetjen e energjisë për Ukrainën, i cili përfshin ruajtjen e lidhjes së Kievit me rrjetin evropian të energjisë elektrike.
“Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin që ka sjellë”, shtoi ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments