PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): PROJEKT “BE-UKRAINË” PËR MBROJTJE ANTIBALISTIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 minutes ago
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Në Evropë, ne po punojmë me Ukrainën në një projekt evropian për të ndërtuar mbrojtjen tonë kundër raketave balistike”.
Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), gjatë një konference për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
“Mund të konfirmoj se kemi marrë një kërkesë të re pagese në lidhje me kredinë evropiane prej 90 miliardë eurosh.
Vlen disa miliardë euro dhe do të mbulojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës, duke përfshirë sistemet shumë të përparuara të mbrojtjes ajrore Patriot Pac 3”, - tha presidentja von der Leien (Leyen).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments