PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): DO TA MBAJMË BASHKIMIN EVROPIAN TË BASHKUAR PAVARËSISHT AKTEVE TË PËRSHKALLËZIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 60 minutes ago
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), ka premtuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për Gjermaninë në përgjigjen e saj ndaj sulmit të dyshuar rus në aeroportin Leipzig/Halle.
“Ne do ta mbajmë Bashkimin Evropian të bashkuar pavarësisht këtyre akteve të përshkallëzuara dhe serioze”.
Kështu shkroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen) në rrjetet shoqërore virtuale.
Ajo shtoi se Bashkimi Evropian qëndron i bashkuar dhe e vendosur kundër agresionit rus dhe do të dekurajojë këdo që përpiqet të minojë lirinë dhe sigurinë brenda BE-së.
“Rusia po përpiqet të mbjellë mosbesim dhe frikë në shoqëritë tona. Por kjo do të dështojë.
Ne gjithashtu do të qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, - tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments