PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): NE DO TË JEMI KONTINENTI I PARË KLIMATIKISHT NEUTRAL DERI NË VITIN 2050.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Bashkimi Evropian është në rrugën e duhur për të arritur objektivat e tij për vitin 2030: ne do ta bëjmë Evropën kontinentin e parë neutral ndaj klimës deri në vitin 2050”, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen), duke folur në ceremoninë e Paktit të Kryetarëve të Bashkive.
“Këto qëllime janë busulla që na mban në rrugën e duhur. Por ne e dimë se mund t’i arrijmë ato vetëm nëse mbështesim njerëzit dhe komunitetet”, tha Presidentja von der Leien (Leyen).
“Kjo është arsyeja pse tranzicioni i pastër është në zemër të buxhetit të ardhshëm afatgjatë të BE-së.
Komisioni ka propozuar që mbi 35 përqind të dedikohet për projektet e klimës dhe natyrës”, shtoi Presidentja von der Leien (Leyen).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments