PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): RRËZIMI I AVIONËVE LUFTARAKË RUSË ËSHTË OPSION NË TRYEZË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 25
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Mundësia e rrëzimit të një luftanije që ndërhyn në hapësirën ajrore të NATO-s është në tryezë”.
Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), në një intervistë për entin mediatik “CNN”.
“Mendimi im është se ne duhet të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”, tha ajo.
“Kjo do të thotë që nëse ka një ndërhyrje në hapësirën tonë ajrore, pas një paralajmërimi, pasi të jetë bërë shumë i qartë, padyshim që opsioni i rrëzimit të një aeroplani luftarak që ndërhyn në hapësirën tonë ajrore është në diskutim. Rusia po kryen teste në të gjitha frontet”, deklaroi Presidentja von der Leien (Leyen).
“Është një luftë hibride që e kemi përjetuar për shumë, shumë vite, që Rusia po e zhvillon kundër demokracive të Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera.
Dhe kështu ne po luftojmë në të gjitha frontet. Dhe siç thashë, është një vendim i NATO-s, por dua të jem shumë e qartë; territori ynë nuk mund të preket”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments