PRESIDENTI ALEKSANDAR VUÇIÇ: DO T’I PROPOZOJ PRESIDENTES SË KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN) HYRJEN E PËRBASHKËT TË TË GJITHË BALLKANIT PERËNDIMOR NË BASHKIMIN EVROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read

Beograd, Serbi | Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se, në takimin e sotëm në Bruksel me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen), do të propozojë që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të mirëpriten së bashku në Bashkimin Evropian.
“Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në tërësi në Bashkimin Evropian është ideja më e mirë. Nëse dikush përjashtohet, çfarë do të bëni me ato vende?
E di që të gjithë flasin për harmonizim, por nuk bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e rajonit, por për të ardhmen e Evropës.
Nëse të gjithë jemi të mirëpritur së bashku, pa përjashtime, të gjithë do të ndihen më mirë”, tha Presidenti Vuçiç, i cituar nga enti mediatik “N1”.
Kryeministri malazez Milojko Spajiç shprehu dakordësinë e tij me propozimin e presidentit serb.
“Pajtohem që Bashkimi Evropian duhet të jetë destinacioni përfundimtar për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Megjithatë, ne do t'ju presim atje që në vitin 2028 dhe ju nxisim të nxitoni dhe të përshpejtoni pranimin e kandidatëve të tjerë nga rajoni”, shkroi Kryeministri Spajiç në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments