PRESIDENTI ZELENSKI: U ARRESTUA I DYSHUARI PËR VRASJEN E ISH-DEPUTETES IRINA FARION (IRYNA FARION).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 25, 2024
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klimenko (Klymenko), sapo më informoi për ndalimin në Dnipro të një të dyshuari për vrasjen e Irina Farionit (Iryna Farion).
Këtë e bëri të ditur presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, në lidhje me vrasjen e ish-deputetes nacionaliste, e cila ishte viktimë e një sulmi në Lviv javën e kaluar.
“Operacioni i ndalimit ishte shumë i vështirë. Ditët e fundit, qindra specialistë të Policisë Kombëtare të Ukrainës, SBU dhe shërbime të tjera kanë punuar për zbardhjen e vrasjes”, shkroi udhëheqësi ukrainas në Telegram, sipas të cilit një djalë 18-vjeçar u arrestua.
Veprimet e nevojshme hetimore janë duke u zhvilluar.
Sipas ministrit Klimenko, hetuesit duan të besojnë se vrasësi është vetëm një ekzekutor material.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments