KORE E VERIUT | VAJZA E DIKTATORIT KIM JONG UN U SHFAQ DUKE SHTËNË ME ARMË ZJARRI (PUSHTETI MBROHET ME GRYKËN E PUSHKËS THONË KOMUNISTËT E FËLLIQUR ANË E MBANË BOTËS).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Phenian, Kore e Veriut | Entet mediatike të Koresë së Veriut botuan një pamje fotografike të vajzës adoleshente të diktatorit Kim Jong-un duke shtënë me armë zjarri të shkurtër, vetëm disa javë pasi fotot e treguan atë duke shtënë me armë zjarri të gjatë (pushkë).
Pamjet e fundit nxisin spekulimet se ajo është zgjedhur si trashëgimtare e mundshme.
Vajza adoleshente e Kim, Ju Ae, u shfaq në mënyrë të spikatur në fotot shtetërore të botuara për të shënuar ceremoninë e mbylljes së kongresit të Partisë së Punëtorëve, partisë kryesore në pushtet në vend, të mbajtur muajin e kaluar.
Ajo është konsideruar prej kohësh si udhëheqësja e ardhshme, një perceptim i nxitur nga një sërë paraqitjesh të fundit të profilit të lartë, si dhe një pamje e rrallë e botuar në fund të muajit të kaluar, ku ajo shtie me pushkë në një poligon qitjeje.
Sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve të Phenianit, ajo po merrte pjesë në një veprimtari me të atin në një fabrikë të madhe municionesh që prodhon pistoleta të reja dhe armë të tjera të lehta portative.
Pamjet e mediave shtetërore i tregojnë të dy, të veshur me xhaketa lëkure të njëjta - shpesh të konsideruara simbol i pushtetit në Korenë e Veriut - duke u informuar nga zyrtarët gjatë një inspektimi të objektit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments