top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI ZELENSKI EMËROI GJENERALIN SIRSKI NË KRYE TË FORCAVE TË ARMATOSURA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 9, 2024
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka emëruar gjeneralin Oleksandr Sirski (Syrsky) si kreun e ri të Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të gjeneralit Valery Zaluzhni (Zaluzhny).

Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti Zelenski në Telegram.

Gjenrali Sirski (Syrsky) ka mbajtur më parë rolin e komandantit të forcave tokësore.

Presidenti Zelenski e quajti gjeneralin Sirski (Syrsky) gjeneralin më me përvojë të Ukrainës, duke kujtuar se ai udhëhoqi mbrojtjen e Kievit në fillimin e pushtimit rus, gati dy vjet më parë, dhe se ai udhëhoqi kundërofensivën e vjeshtës të vitit 2022 në lindje, që çliroi rajonin e Kharkivit.

Pres ndryshime në Forcat e Armatosura të Ukrainës në të ardhmen e afërt: një plan veprimi real dhe i detajuar për vitin 2024, që merr parasysh situatën reale në fushën e betejës dhe perspektivat aktuale”, tha presidenti Zelenski në video-mesazhin e tij në rrjetet sociale, duke njoftuar ndryshimin në krye të Forcave të Armatosura.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page