PRESIDENTI ZELENSKI: DUHET TË GODASIM THELLË NË TERRITORIN RUS | AMERIKA DUHET TË BESOJË MË SHUMË TE NE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 31, 2024
- 2 min read
Kiev, Ukrainë | Ukraina duhet të jetë në gjendje të përdorë armë të fuqishme me rreze të gjatë të afta për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, e tha këtë në një intervistë ekskluzive me gazetën britanike Rojtari (The Guardian), pas lajmeve se Shtëpia e Bardhë ka autorizuar Kievin të përdorin armë amerikane në territorin rus, por jo në distancë të gjatë dhe vetëm në zonën afër Kharkivit.
“Shtetet e Bashkuara duhet të besojnë më shumë tek ne”, tha presidenti Zelensky.
Pa këtë dritë jeshile - shtoi udhëheqësi ukrainas - aleatët e tjerë si Mbretëria e Bashkuar gjithashtu mund të mos lejojnë që Kievi të përdorë armët e tyre me rreze të gjatë.
“Na besoni, ne duhet të përgjigjemi. Ata nuk kuptojnë gjë tjetër veç forcës. Ne nuk jemi objektivi i parë dhe as i fundit i Rusisë”, tha ai.
Duke folur në selinë e tij në Kiev, presidenti Zelenski e bëri të qartë se donte të përdorte armë me rreze të gjatë, si raketat Storm Shadow, të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai saktësoi se Londra, ndryshe nga sa raportonin mediat, nuk kishte dhënë “100% leje” për ta bërë këtë.
Presidenti Zelenski theksoi gjithashtu se vonesa e presidentit të SHBA Xhëu Baidn (Joe Biden) në autorizimin e përdorimit të armëve perëndimore kundër objektivave në Rusi do të thotë që forcat ruse talleshin me Ukrainën.
“Një vonesë që kushtoi jetë njerëzore - shtoi ai - duke i kërkuar presidentit Baidn (Biden) të kapërcejë shqetësimet e tij të përhershme për një përshkallëzim të mundshëm bërthamor me Moskën.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












