PRESIDENTI ZELENSKI: 6 TË VDEKUR DHE 73 TË PLAGOSUR NË SULMET RUSE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 23, 2024
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Gjashtë veta u vranë dhe 73 të tjerë u plagosën, përfshirë 4 fëmijë, në sulmet me raketa, të nisura nga Rusia, mbrëmë, dhe mëngjesin e sotëm, në Ukrainë”, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në platformën e komunikimit Telegram.
“Operacioni i shpëtimit vazhdon pas një sulmi tjetër rus mbi qytetet tona dhe popullin tonë: terror i qëllimshëm kundër ndërtesave të zakonshme të banimit në Kiev, Kharkiv, Pavlograd. Fatkeqësisht, ka viktima dhe të vdekur”, shkruan presidenti Zelenski në komentin e tij të parë publik për sulmet. “Deri më sot, ne e dimë se 22 persona janë plagosur si pasojë e bombardimeve armike të Kievit. Sipas të dhënave paraprake, pesë persona humbën jetën dhe 51 persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën si pasojë e sulmit terrorist në Kharkiv - shpjegon ai dhe njëzet e shtatë persona u shpëtuan nga rrënojat. Në Pavlograd, terrori rus i mori jetën një personi. Ngushëllimet e mia për të gjithë të afërmit dhe miqtë.”
“Shpëtuesit tanë heroikë, ata që mbërrijnë gjithmonë të parët në vendet e bombardimeve të armikut, me gjithë vështirësitë, vazhdojnë punën e tyre shumë të rëndësishme, për të shpëtuar njerëzit - shtoi ai - duke shprehur falenderim të gjithë mbrojtësve, burrave dhe grave të të gjitha shërbimeve të urgjencës, të gjithë atyre, zemrat e të cilëve thjesht mendojnë se është e nevojshme të kujdesen për të tjerët, është e nevojshme të ndihmohen të tjerët kur jeta e tyre varet nga kjo.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments