PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: DO TË PUSHTOJMË MË SHUMË TERRITOR NËSE UKRAINA E REFUZON PLANIN E PAQES TË SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 10 minutes ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se ushtria ruse do të pushtojë më shumë territor nëse Ukraina refuzon planin e ShBA-ës.
“Ukraina dhe aleatët e saj evropianë - tha ai i cituar nga agjencia ruse e lajmeve ‘Tass’ - ende ushqejnë iluzione për humbjen strategjike të Rusisë.
Ne i kemi informuar në detaje të gjithë miqtë dhe partnerët tanë në Jugun Global, përfshirë Kinën, Indinë, Korenë e Veriut, Afrikën e Jugut, Brazilin dhe shumë vende të tjera, dhe, natyrisht, anëtarët e CSTO-së (Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive) për këto çështje”.
Këto i tha në një takim me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë Ruse.
“Të gjithë miqtë dhe partnerët tanë, do të doja të theksoja, secili prej tyre, të gjithë, mbështetën këto marrëveshje të mundshme”, tha ai më tej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments