PRESIDENTI UKRAINAS U TAKUA ME MINISTRIN E MBROJTJES TË REPUBLIKËS SË FRANCËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 28, 2023
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski u takua me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Francës. Ai shkroi në rrjetin shoqëror virtual “Facebook” këtë shënim: “Së bashku me Ministrin e Forcave të Armatosura të Francës, Sébastien Lecornu, diskutuam hapat e mëtejshëm për të forcuar aftësinë mbrojtëse të Ukrainës. Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të mbrojtjes së Ukrainës. Faleminderit Francës për mbështetjen dhe ndihmën ushtarake të ofruar tashmë. Së bashku mund të bëjmë edhe më shumë për të mbrojtur lirinë dhe jetën.” Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox



___.png)
















Comments