PRESIDENTI KOLUMBIAN GUSTAVO PETRO: TAKIMI ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) U ZHVILLUA NË KUSHTE TË BARABARTA PAVARËSISHT DALLIMEVE TONA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | “Unë besoj se fotot dhe atmosfera e takimit demonstrojnë një takim ballë për ballë midis kolegëve që mendojnë ndryshe dhe kanë fuqi të ndryshme, padyshim, por janë të aftë të gjejnë terren të përbashkët”.
Kështu tha Presidenti kolumbian Gustavo Petro, në lidhje me takimin në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij amerikan, Danlld Tramp (Donald Trump).
Gjatë një konference për shtyp në Ambasadën kolumbiane në Uashington, Presidenti Petro deklaroi se ai dhe Presidenti Tramp (trump) diskutuan luftën kundër trafikut të drogës, duke theksuar angazhimin e Kolumbisë për të zhdukur afërsisht 30 mijë hektarë kultivim të gjetheve të kokës dhe për të ruajtur sekuestrimet aktuale të ngarkesave të kokainës.
Ai zbuloi se e kishte ftuar Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) në Kartagjenën e Indive (Cartagena de Indias), një qytet turistik në Detin e Karaibeve.
Sipas tij, takimi ndihmoi në rigjallërimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, të cilat, kishin arritur në një pikë tensioni të lartë, por që u zbutën më vonë me telefonatën e 7 janarit që çoi në vizitën e djeshme.
“Është një rrugë e ndryshme, një takim midis vendeve të ndryshme, pa asnjë lloj poshtërimi, në të cilin u përpoqëm të gjenim zgjidhje bazuar në përvojën e të dy kombeve mbi probleme specifike”, tha Presidenti Petro, i cili, i dhuroi Presidentit Tramp (Trump) një skulpturë jaguari.
Sipas burimeve zyrtare kolumbiane, vepra u zgjodh për kuptimin e saj simbolik në kulturën amazonase, ku përfaqëson fuqi, mbrojtje dhe forcë shpirtërore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments