KOLUMBI | PRESIDENTI GUSTAVO PETRO: DO TË TAKOHEM ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) NË SHTETET E BASHKUARA NË DATËN 03.02.2026.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 49 minutes ago
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Presidenti kolumbian Gustavo Petro njoftoi se do të takohet me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) në Shtetet e Bashkuara më 3 shkurt, duke pohuar shkrirjen e marrëdhënieve midis të dyve.
“Do të shohim rezultatet e këtij takimi. Është thelbësore. Qëllimi im është që kolumbianët, kudo në vend, të mos vuajnë dhe të mund të jetojnë në paqe”.
Kështu tha Presidenti Petro gjatë një mbledhjeje të kabinetit.
Të dy presidentët folën në telefon javën e kaluar.
Presidenti Tramp (Trump), pas telefonatës, tha se po bëheshin përgatitjet që Presidenti Petro të vizitonte Shtëpinë e Bardhë.
Udhëtimi vjen pas një viti shkëmbimesh replikash të ashpra mes tyre; kërcënimeve të Uashingtonit për veprime ushtarake në Kolumbi dhe kapjes rob të diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro nga ShBA-ës në Venezuelë.
Presidenti Petro ka kritikuar ashpër operacionet e administratës Tramp (Trump) në rajon.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments