BOGOTË: POLICIA KOLUMBIANE ARRESTOI NJË 15-VJEÇAR | SHTIU ME ARMË ZJARRI NDAJ SENATORIT TË KRAHUT TË DJATHTË DHE KANDIDATI PËR ZGJEDHJET PRESIDENCIALE KOLUMBIANE TË VITIT TË ARDHSHËM MIGUEL URIBE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 8
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Sulmuesi që qëlloi senatorin e krahut të djathtë dhe kandidatin për zgjedhjet presidenciale kolumbiane të vitit të ardhshëm, Miguel Uribe, ishte një djalë 15-vjeçar.
Kjo u konfirmua nga autoritetet kolumbiane, të cilat, e kanë arrestuar adoleshentin, të cilit, iu gjet në zotërim arma (një pistoletë gjysmëautomatike e tipit Glock) e përdorur në sulm.
I riu u plagos në këmbë gjatë përleshjes me truprojat e senatorit dhe u dërgua për trajtim mjekësor në Klinika Kolumbi (Clinica Colombia), ku mbetet në paraburgim policor.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments