PRESIDENTI I KOLUMBISË GUSTAVO PETRO: PRESIDENTI TRAMP (TRUMP) BESON SE NE JEMI NJË RACË INFERIORE; NUK KAM LEJUAR AS DO TË LEJOJ QË KOLUMBIANËT TË RIATDHESOHEN TË LIDHUR ME PRANGA DHE ME ZINXHIRË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 27
- 1 min read
Updated: Aug 13

Bogotë, Kolumbi | Pas përplasjes së ashpër për çështjen e emigrantëve, presidenti i Kolumbisë, progresisti Gustavo Petro, ka hapur një polemikë të re me homologun e tij amerikan Danll Tramp (Donald Trump).
“Atij nuk i intereson Amerika Latine, nuk është në radarin e tij mendor dhe beson se latino-amerikanët janë një racë inferiore”, tha presidenti Petro në një intervistë të publikuar sot nga gazeta spanjolle “El Pais”.
Kreu i shtetit kolumbian më pas iu kthye edhe përplasjes që pati me Shtëpinë e Bardhë pasi refuzoi të merrte dy avionë amerikanë të ngarkuar me emigrantë të parregullt kolumbianë të riatdhesuar në pranga, sikur të ishin kriminelë.
“Nuk kam lejuar as do të lejoj kolumbianët të hyjnë me pranga. Tani i sjellim me avionët tanë dhe kemi arritur gati një mijë emigrantë kolumbianë të riatdhesuar, ata vijnë pa pranga, pa zinxhirë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments