top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOGOTË: SENATORI I KRAHUT TË DJATHTË DHE KANDIDATI PËR ZGJEDHJET PRESIDENCIALE KOLUMBIANE TË VITIT TË ARDHSHËM MIGUEL URIBE U TENTUA TË VRITEJ ME ARMË ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 8
  • 2 min read
ree

Bogotë, Kolumbi | Senatori i krahut të djathtë dhe kandidati për zgjedhjet presidenciale kolumbiane të vitit të ardhshëm, Miguel Uribe, u plagos pasi u qëllua me armë zjarri në Bogotë.


Disa media vendore po e raportojnë këtë, ndërsa qeveria po flet për një sulm.


Z. Uribe, me moshë 39 vjeç, është tani në gjendje kritike, ndërsa një person është arrestuar.


Dhuna nuk mund të jetë kurrë rrugë... Shpresoj sinqerisht që (Uribe) të jetë mirë dhe jashtë rrezikut”, shkroi në mediat sociale Ministrja e Jashtme kolumbiane Laura Sarabia.


Një video e postuar në mediat sociale virtuale tregon kandidatin duke mbajtur një tubim kur dëgjohen disa të shtëna me armë zjarri të drejtuara ndaj politikanit.


Pamjet e të tjera tregojnë pa ndjenja dhe duke rrjedhur gjak, të mbështetur në një makinë të bardhë ndërsa disa bashkëpunëtorë përpiqen ta çojnë atë në ndihmë mjekësore.


Kryetari i Bashkisë së Bogotës, Karlos (Carlos) Galan tha se z. Uribe iu nënshtrua një operacioni urgjent dhe se sulmuesi u mor në pyetje.


Qeveria e presidentit të majtë Gustavo Petro e dënoi kategorikisht dhe me forcë sulmin.


Ky është një akt dhune jo vetëm kundër integritetit fizik të senatorit - shkroi presidenca në një deklaratë - por edhe kundër demokracisë, lirisë së mendimit dhe ushtrimit legjitim të politikës në Kolumbi”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page