top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI IZRAELIT ISAK HERCOG (ISAAC HERZOG) KËRKON MBËSHTETJEN E UDHËHEQËSVE TË G7-ës NË SAMITIN E KANANASKISIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 15
  • 3 min read
ree

Kananaskis, Kanda | Lufta midis Izraelit dhe Iranit shpërthen dhe përmbys axhendën e G7-ës kanadeze në Kananaskis, duke përfunduar në krye të prioriteteve të atyre të mëdhenj dhe duke shtuar një tjetër çështje gjeopolitike potencialisht përçarëse, pas atyre të Ukrainës dhe Gazës.


Me të panjohurën e paparashikueshmërisë dhe paqartësisë së presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) edhe në këtë kapitull të ri të luftës.


Përpara se të zbarkonte mbrëmjen e kaluar midis bukurisë natyrore të Maleve Shkëmbore, midis arinjve dhe drerëve, ai profetizoi një marrëveshje afatshkurtër midis Teheranit dhe Tel Avivit, nuk përjashtoi përfshirjen e ShBA-ës në konflikt dhe tha se ishte i hapur për propozimin e presidentit Vladimir Putin si ndërmjetës.


Mesazhe që kanë çorientuar dhe shqetësuar diplomatët e anëtarëve të tjerë të G7-ës, të përafruara në të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur, por, edhe në nevojën për një çpërshkallëzim (deeskalim), dhe një negociatë që sigurisht nuk duhet t'i besohet presidentit Putin, i konsideruar si agresor i Ukrainës.


Evropianët duken të vendosur t'i kërkojnë presidentit amerikan të tregojë kartat e tij, qëllimet e tij të vërteta.


Rreziku është ai i një “G6-te kundër Trampit (Trump)”, siç e titullon enti mediatik “Politico”.


Me sfidën e hapur të presidentit Emanuel Makron, i cili, në prag vizitoi Groenlandën në solidaritet evropian kundër qëllimeve aneksuese të presidentit Tramp (Trump).


Prandaj, sfida është të shmangen përçarje të mëtejshme në atë që është prova e parë e unitetit të shtatë ekonomive kryesore perëndimore pas kthimit të z. Tramp (Trump) në Shtëpinë e Bardhë.


Udhëheqësit evropian po punojnë për të gjetur një qëndrim të përbashkët dhe për të diskutuar se si t'i përgjigjen apelit të nisur nga Presidenti izraelit Isak Hercog (Isaac Herzog) drejtuar udhëheqësve të G7-ës.


Ata, të gjithë, duhet të jenë me ne, sepse, nëse doni të eliminoni kokat bërthamore, është më mirë të punoni së bashku, me ne, që të siguroheni që Irani të mos arrijë kapacitetin e tij (në aspektin e burimeve për bombën atomike), që rajoni ynë të mund të shkojë drejt paqes dhe dialogut, bashkëjetesës dhe afrimit”, tha ai.


Megjithatë, është e vështirë të imagjinohet që shtatë të mëdhenjtë do të shprehen për konfliktin midis Izraelit dhe Iranit pa folur për Ukrainën dhe Gazën, për të cilat, nuk pritet asnjë deklaratë për momentin.


Askush nuk e di për momentin se çfarë drejtimi do të marrë ky samit, i cili, rrezikon të jetë më shumë një seri takimesh dypalëshe sesa një tryezë e rrumbullakët.


As për tarifat, edhe nëse presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leien (Leyen) po përpiqet të sqarojë terrenin në kuadrin e një takimi dypalësh të pritur falë një telefonate të shkëlqyer me Presidentin Tramp (Trump), në të cilën, ajo përsëriti angazhimin e saj për të arritur një marrëveshje të mirë para 9 korrikut, siç ajo shkroi në rrjetin social virtual Iks (X).


Të dy folën gjithashtu për situatën e tensionuar gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe nevojën për koordinim të ngushtë të ndikimit në tregjet e energjisë, si dhe situatën në Ukrainë, imperativin e një armëpushimi dhe nevojën për të mbajtur presionin mbi Rusinë.


Një betejë e vështirë edhe për presidentin Volodimir Zelenski, që pritet në Alberta të martën, i cili, shpreson për një takim dypalësh me presidentin Tramp (Tramp).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page