BURIME NGA BERLINI: NUK KA DEKLARATË TË PËRBASHKËT PËRFUNDIMTARE NË G7-të; NUK PRITET ASNJË DOKUMENT I UNIFIKUAR PËR UKRAINËN DHE GAZËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 12
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Partnerët e G7-ës duan të heqin dorë nga një deklaratë e përbashkët dhe gjithëpërfshirëse përfundimtare në samitin e tyre të parë me Presidentin e ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump).
“Kanadezët, të cilët, do të organizojnë samitin nga e diela deri të martën, synojnë deklarata të zgjedhura mbi tema specifike”, tha një burim gjerman në Berlin përpara samitit.
“Samiti do të jetë një format dialogu, kanë ndërmend organizatorët.
Migrimi, inteligjenca artificiale, teknologjia kuantike, zjarret në pyje dhe lëndët e para të rralla u përmendën posaçërisht midis temave.
Megjithatë, nuk ka plane për një dokument të përbashkët mbi luftërat në Ukrainë dhe Rripin e Gazës, as mbi ndryshimet klimatike apo ndihmën për zhvillim”, zbuloi burimi i agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments