PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KINËS (TAJVANIT) LAI ÇING (CHING)-TE: NUK E DËSHIROJMË “NJË VEND DY SISTEME” TË REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 31, 2025
- 3 min read

Taipei, Tajvan | “Tajvani nuk e dëshiron një vend, dy sisteme të Kinës dhe duhet të mbështesë lirinë dhe demokracinë e tij, si dhe të jetë i vendosur të mbrojë veten”, tha të premten Presidenti Lai Çing (Ching)-te, duke hedhur poshtë përpjekjen e fundit të Pekinit për ta vënë ishullin nën kontrollin kinez.
Kina tha këtë javë se absolutisht nuk do ta përjashtojë përdorimin e forcës ndaj Tajvanit, duke përdorur një ton shumë më të ashpër sesa një seri artikujsh në median shtetërore që premtonin qeverisje të mirë nëse ishulli i kalon Pekinit sipas një sistemi autonomie që përdor për Hong Kongu dhe Makaoja.
“Presidenti Lai - të cilin, Kina e konsideron separatist - u tha ushtarëve në një bazë ushtarake në Hukou të Tajvanit verior se vetëm forca mund të sjellë paqe të vërtetë”.
“Pranimi i pretendimeve të agresorit dhe braktisja e sovranitetit sigurisht që nuk mund të arrijë paqen.
Prandaj, ne duhet ta ruajmë status quo-në me dinjitet dhe vendosmëri, duke kundërshtuar me vendosmëri aneksimin, agresionin dhe avancimin e detyruar të bashkimit”, tha ai.
“Ne e hedhim poshtë një vend, dy sisteme sepse do ta mbështesim përgjithmonë sistemin tonë kushtetues të lirë dhe demokratik”, shtoi Lai.
“Presidenti Lai tha se Republika e Kinës - emri zyrtar i Tajvanit - dhe Republika Popullore e Kinës nuk janë të varura nga njëra-tjetra dhe se sovraniteti i Tajvanit nuk mund të shkelet ose aneksohet dhe se e ardhmja e tij mund të vendoset vetëm nga populli i tij.
Mbrojtja e sovranitetit të popullit tajvanez dhe ruajtja e mënyrës së jetesës demokratike dhe të lirë nuk duhet të shihet si provokim.
Investimi në mbrojtjen kombëtare është investim në paqe”.
Presidenti Lai është zotuar të rrisë shpenzimet ushtarake në 5% të PBB-së deri në vitin 2030, duke forcuar mbrojtjen e ishullit përballë një kërcënimi në rritje nga fqinji i tij gjigant Kina.
Presidenti Lai ishte në Hukou për një ceremoni vënie në punë të batalionit të parë të tankeve M1A2T Abrams të Tajvanit, të prodhuara nga General Dynamics Land Systems, një njësi e firmës amerikane General Dynamics (GD.N).
Tajvani deri më tani ka marrë 80 nga 108 tanket M1A2T që ka porositur nga Shtetet e Bashkuara, mbështetësi dhe furnizuesi më i rëndësishëm ndërkombëtar i ishullit me armë, pavarësisht mungesës së marrëdhënieve diplomatike zyrtare.
Tanku M1A2T mund të qëllojë me koka luftarake antitank me shpërthyes të lartë dhe municione me energji kinetike, të tilla si sabota shpërthyese të stabilizuara me pendë që depërtojnë blindën.
ShBA-ës janë të detyruara me ligj t’i sigurojnë Tajvanit mjetet për të mbrojtur veten, megjithëse Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) ende nuk ka miratuar ndonjë shitje të re armësh që kur mori detyrën në fillim të këtij viti.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegsëth (Pete Hegseth), gjatë një takimi me ministrin kinez të Mbrojtjes, Dong Jun, në Kuala Lumpur, të premten, tha se kishte theksuar shqetësimet e ShBA-ës në lidhje me aktivitetet e Kinës rreth Tajvanit, si dhe në Detin e kontestuar të Kinës Jugore.
“Ministri Dong tha se ribashkimi Kinë-Tajvan ishte një trend historik i pakthyeshëm dhe ShBA-të duhet të marrin një qëndrim të qartë në kundërshtim me pavarësinë e ishullit”, tha ministria e tij në një deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments