PRESIDENTI I KËSHILLIT EVROPIAN KARL MISHEL (CHARLES MICHEL) I KËRKOI PRESIDENTIT IRANIAN PEZESHKIAN DHE KRYEMINISTRIT IZRAELIT NETANJAHU TË USHTROJNË PËRMBAJTJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 13, 2024
- 1 min read
Bruksel, Belgjikë | Presidenti i Këshillit Evropian Karl Mishel (Charles Michel) i kërkoi presidentit iranian Pezeshkian dhe kryeministrit izraelit Netanjahu të ushtrojnë përmbajtje.
Kjo është bërë e ditur nga një zyrtar i lartë i BE-së.
Në bisedat me presidentin e Iranit dhe kryeministrin izraelit - që u zhvilluan përkatësisht të shtunën dhe sot - z. Mishel (Michel) nënvizoi se Lindja e Mesme është në prag të një lufte shumë më të madhe dhe se është e nevojshme të bëhet gjithçka që është e mundur për ta shmangur atë.
Presidenti i Këshillit Evropian shprehu mbështetjen e fortë të BE-së për nismën e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments