top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I BRAZILIT DHE AI I NIKARAGUAS KANË MOSMARRËVESHJE NË LIDHJE PËR PERSEKUTIMIN E KISHËS KATOLIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 27, 2024
  • 1 min read

Brazil | Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka ngrirë marrëdhëniet me Nikaraguan, për shkak të rezistencës së tij ndaj lirimit të priftërinjve katolikë të burgosur nga qeveria e presidentit Daniel Ortega.

 

Gazeta O Globo e raporton këtë lajm.

 

Sipas saj Lula ka shprehur pakënaqësi për faktin se udhëheqësi i Nikaraguas e ka përçmuar duke mos iu përgjigjur telefonatave të tij për lirimin e klerikëve.

 

Qëndrimi i presidentit Ortega ka shkaktuar shqetësim të thellë tek presidenti brazilian, duke motivuar ngrirjen e marrëdhënieve midis Brasilias dhe Managuas.

 

Persekutimi i priftërinjve katolikë nga Nikaragua ka qenë tashmë tema e takimit të fundit mes presidentit Lula dhe kardinalit Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Vatikanit dhe ish-nunci i Venezuelës.

 

Sërish sipas entit mediatik O Globo, presidenti Lula dhe Papa Françesku kanë ndërtuar një lidhje të fortë me kalimin e kohës përmes një shkëmbimi intensiv letrash dhe telefonatash.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

Recent Posts

See All

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page