top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË OKB-së FILEMON JANG (PHILEMON YANG): THELLËSISHT I SHQETËSUAR PËR PËRSHKALLËZIMIN E TENSIONEVE INDI-PAKISTAN; U BËJ THIRRJE PALËVE TË TREGOJNË VETËPËRMBAJTJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Filemon Jang (Philemon Yang), tha se ishte thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit”, raportoi transmetuesi televiziv “CNN”.

 

U bëj thirrje të dyja palëve për përmbajtje maksimale dhe qetësim të menjëhershëm të situatës.

 

E përsëris dënimin tim për të gjitha sulmet terroriste dhe sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile”, tha z. Jang (Yang), duke shtuar se konflikti duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe zgjidhjeve diplomatike.

 

Një ekip i OKB-së mbërriti të enjten në një vend në Kashmirin e administruar nga Pakistani, për të cilin Islamabadi tha se ishte goditur nga sulmet me raketa indiane”, tha një korrespondent i transmetuesit televiziv “CNN”.

 

Gazetari raportoi se kishte parë dy automjete të bardha të Kombeve të Bashkuara në qytetin Muzaffarabad, ku - sipas Pakistanit - një xhami u godit në orët e para të së mërkurës.

 

India tha se asnjë vendndodhje ushtarake, civile apo ekonomike nuk u shënjestrua në sulmet e saj.

 

Megjithatë, Pakistani tha se sulmet e djeshme kishin në shënjestër civilët dhe xhamitë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Opmerkingen

Beoordeeld met 0 uit 5 sterren.
Nog geen beoordelingen

Voeg een beoordeling toe
bottom of page