top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: MARINA FRANCEZE E MBËSHTETUR NGA FORCAT ALEATE HIPI MBI NJË CISTERNË RUSE (NAFTE) NË DETIN MESDHE (E CILA ISHTE ME FLAMUR TË RREMË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 22
  • 1 min read

Paris, Francë | Ne nuk do të tolerojmë asnjë shkelje.


Këtë mëngjes, Marina Franceze hipi në një anije cisternë ruse nafte, e cila, i nënshtrohej sanksioneve ndërkombëtare dhe dyshohej se mbante flamur të rremë. Operacioni u krye në det të hapur në Mesdhe, me ndihmën e disa prej aleatëve tanë”.


Kështu shkroi Presidenti Emanuel Makron në një mesazh të botuar në rrjetin social virtual Iks (X).


Operacioni, u krye në përputhje të rreptë me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit”, shkroi Presidenti Makron.

 

Ai raportoi më pas se është nisur një hetim gjyqësor për këtë çështje.


Anija është rrëmbyer. Ne jemi të vendosur të respektojmë ligjin ndërkombëtar dhe të sigurojmë efektivitetin e sanksioneve. Aktivitetet e flotës fantazmë, kontribuojnë në financimin e luftës së agresionit kundër Ukrainës”, shkroi Presidenti Makron.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page