PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) URDHËROI RESTAURIMIN DHE VENDOSJEN NË UASHINGTON D.C TË STATUJËS SË ESOTERISTIT DHE TË GJENERALIT TË KONFEDERATËS ELLBËRT PAIK (ALBERT PIKE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 5
- 1 min read
Updated: Aug 8

Uashington, Amerikë | Shërbimi i Parqeve Kombëtare të ShBA-ës ka njoftuar se do të riinstalojë statujën e një gjenerali të Konfederatës që u rrëzua në Uashington D.C. gjatë protestave për drejtësi racore në vitin 2020.
Vendimi vjen pasi Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) nënshkroi dy urdhra ekzekutivë për ta bërë Distriktin e Kolumbias të sigurt dhe të bukur dhe për të rivendosur të vërtetën dhe mendjen në historinë amerikane, sipas një deklarate nga agjencia e parqeve të ShBA-ës.
Statuja e esoteristit dhe gjerneralit Ellbërt Paik (Albert Pike) ishte memoriali i vetëm për një gjeneral të Konfederatës në kryeqytetin e ShBA-së përpara se të rrëzohej gjatë protestave që shpërthyen në të gjithë vendin pas vdekjes së z. Xhorxh Flloid (George Floyd), një afrikano-amerikan 46-vjeçar i vrarë nga një oficer policie i bardhë në Minneapolis.
Presidenti Tramp (Trump), atëherë president, e quajti shkatërrimin e statujës një turp.
Shërbimi i Parkut Kombëtar tha se statuja e esoteritit dhe gjeneralit Paik (Pike) është aktualisht në restaurim dhe qëllimi është që ajo të riinstalohet deri në tetor 2025.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments