top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HAMASI REFUZON TË ÇARMATOSET DERISA TË KETË NJË SHTET PALESTINEZ; PËRGJIGJE NDAJ IZRAELIT DHE TË DËRGUARIT TË POSAÇËM TË PRESIDENTIT TË SHBA-ës TRAMP (TRUMP) PËR LINDJEN E MESME STIV UITKOF.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 3
  • 1 min read

Updated: Aug 10

ree

Londër, Britani e Madhe | Hamasi përsëriti se nuk do ta pranojë çarmatimin derisa të krijohet një shtet sovran palestinez, në përgjigje të njërës prej kërkesave kryesore të Izraelit në bisedimet e armëpushimit në Gazë.


Këtë e shkruan enti mediatik “BBC”.


Grupi i armatosur palestinez tha se po i përgjigjej deklaratave të atribuara të të dërguarit të Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof (Steve Witkoff), se Hamasi kishte shprehur gatishmërinë për të lëshuar armët.


Izraeli e konsideron çarmatimin e Hamasit një kusht kyç për çdo marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit.


Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve ngecën javën e kaluar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page