top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): IRANI KËRKON KOMPENSIM?; IRANI DO TË DUHET TË PAGUAJË KOMPENSIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read
Donald Trump

Uashington, Amerikë | Irani po kërkon kompensim për dëmet e pësuara gjatë konfliktit ushtarak gjatë pesë muajve të fundit, pavarësisht faktit se tema nuk është përmendur kurrë në asnjë nga negociatat apo takimet tona!


Megjithatë, është një ide interesante, sepse tani edhe unë po kërkoj kompensim nga Irani për të gjithë ata që u vranë dhe u plagosën rëndë nga bombat e tyre në anë të rrugës dhe konfliktet e shumta që filluan nën udhëheqjen e gjeneral Soleimanit”.


Kështu shkroi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin shoqëror virtual “Truth”.


Presidenti Tramp (Trump) këmbënguli se dëshiron kompensim nga Teherani për familjet e viktimave të USS Cole dhe mijëra të tjerë që vdiqën në luftime.


Sipas tij kompensimi duhet t’u paguhet familjeve të qindra mijëra protestuesve të pafajshëm të vrarë nga Irani gjatë 50 viteve të fundit, për të mos përmendur 52 mijë të vrarët në pesë muajt e fundit.


Unë i kam udhëzuar përfaqësuesit e mi që ta përfshijnë me vendosmëri këtë kërkesë në çdo negociatë të ardhshme”, - tha presidenti Tramp (Trump).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page