PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): TË GJITHA MINAT NË NGUSHTICËN E HORMUZIT JANË HEQUR OSE JANË SHPËRTHYER.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) njoftoi se të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit janë hequr ose shpërthyer.
“Marina Amerikane sapo më ka informuar se të gjitha minat në ujërat ndërkombëtare në Ngushticën e Hormuzit janë hequr dhe/ose shpërthyer.
Irani është paralajmëruar se çdo anije ose mjet lundrues që vendos mina të reja do të shkatërrohet menjëherë dhe sistematikisht”.
Kështu shkroi presidenti Tramp (Trump) në rrjetet shoqërore virtuale, duke theksuar se ekziston një politikë absolute zero tolerance në lidhje me vendosjen e minave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments