PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): KANADAJA DËSHIRON PËRFITIMET E SHTETËSISË PA QENË E TILLË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Mjaft!”.
Kështu thirri me zë të lartë presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) pasi kryeministri kanadez Mark Karni (Carney) njoftoi masa hakmarrëse kundër tarifave të ShBA-ës pas dështimit të negociatave tregtare midis dy vendeve.
“Kanadaja dëshiron përfitimet e shtetësisë pa qenë një e tillë”, - tha presidenti Tramp (Trump) në një mesazh në rrjetin shoqëror virtual “Truth”.
“Për më tepër, për shumë vite ata kanë vendosur tarifa të mëdha mbi fermerët tanë të mëdhenj. Mjaft”, - tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments