top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): SULMI NË OBJEKTIN BËRTHAMOR IRANIAN TË FORDOU-t ËSHTË I BARABARTË ME SULMET ME ARMË BËRTHAMORE MBI HIROSHIMA DHE MBI NAGASAKI; I DHA FUND LUFTËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 25
  • 2 min read
ree

Hagë, vendet e Ulëta | Izraeli dhe Irani janë të lodhur, të rraskapitur.


Nuk mendoj se do ta sulmojnë përsëri njëri-tjetrin”, tha Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) në një konferencë për shtyp pas samitit të NATO-s.


Mendoj se lufta ka mbaruar”, shtoi ai.


Shtetet e Bashkuara do të takohen me homologun e tyre iranian për programin e tyre bërthamor javën e ardhshme”, njoftoi Presidenti Tramp (Trump).


Nuk mendoj se kemi nevojë për një marrëveshje, ata nuk kanë më një armë bërthamore”, shtoi ai.


Sulmi në Fordou (Fordow) i dha fund luftës, ishte në thelb e njëjtë me Hiroshimën dhe Nagasaki-n”, tha ai, në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Përthithshëm të Natos Mark Rutte këtë mëngjes.


Brenda, gjithçka u shemb, tunelet u shembën, askush nuk mund të hyjë brenda dhe të shohë”, shtoi ai.


Ndërkohë, parlamenti i Iranit votoi për të pezulluar bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA)”, raportoi televizioni shtetëror.


Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se Teherani është gati të zgjidhë tensionet me Uashingtonin.


Irani është gati të zgjidhë çështjet me Shtetet e Bashkuara, bazuar në kuadrin ndërkombëtar. Ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër përveç të drejtave tona”, tha ai në një telefonatë me Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman.


Kremlini e quajti vendimin e parlamentit iranian një pasojë të drejtpërdrejtë të sulmit të paprovokuar ndaj Teheranit dhe bastisjeve të paprecedenta në objektet e tij bërthamore.


Kjo situatë nuk mund të mos jetë shqetësuese”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitri (Dmitry) Peskov nga agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”.


Ne po i monitorojmë nga afër zhvillimet dhe po mbajmë kontakt me partnerët iranianë”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page